Home AKTUALITET Izraeli fiton Eurovizionin e 3 shqiptarëve. Bushpepa në vendin e 11

Izraeli fiton Eurovizionin e 3 shqiptarëve. Bushpepa në vendin e 11

2 min read
0
0
232
Spread the love

 

Izraeli është fituesi i Eurovision 2018. Këngëtarja Netta, me këngën “TOY” triumfoi në mbrëmjen spektakolare. Ndërkohë, ky do të mbahet mend edhe si Eurovizioni i 3 shqiptarëve.

Eugent Bushpepa, i cili përfaqësonte Shqipërinë në këtë festival, u rendit në vendin e 11. Me votat e jurisë, Bushpepa u rendit në vendin e 7, ndërsa pas votimit të publikut, kënga “Mall” u rendit në vendin e 11, me 184 pikë në total.

Dy shqiptarët e tjerë, Eleni Fureira dhe Ermal Meta zunë vendin e dytë dhe të pestë. Shqiptarja që përfaqësonte Qipron, e cila nga parashikimet e mëhershme u cilësua edhe si fituese e mundshme, u rendit pas izralites Neta Barzilai, me 436 pikë.

Ndërkohë, Ermal Meta, fituesi i San Remos, pas një performance me Fabrizio Moron, arriti të klasifikohej në vendin e pestë, me 308 pikë.

Eugent Bushpepa me këngën e tij “Mall” dhuroi emocione pafund me interpretimin e tij fantastik dhe vokalin e veçantë. Gjatë televotimit, kënga që përfaqësonte Shqipërinë në Eurovizion mori pikët maksimale nga Azerbajxhani, ndërsa Shqipëria votoi me pikët maksimale këngën e Ermal Metës.

 Top Channel
Load More Related Articles
Load More By FX_MEDIA
Load More In AKTUALITET

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Kombinat, familja fle në makinë që prej tërmetit të 26 nëntorit, dy fëmijët e mitur rrezikojnë shëndetin, babai merr kredi por…

Spread the loveKanë afër 2 muaj që flenë në një makinë të vogël, pasi pallati ku jetojnë k…