Home AKTUALITET Të shtëna me armë zjarri në zonën e Selitës në Tiranë

Të shtëna me armë zjarri në zonën e Selitës në Tiranë

2 min read
0
0
232
Spread the love

Të shtëna me armë janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në kryeqytet.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në zonën e Selitës në Tiranë prane pallatit me shigjeta.

 

Nuk ka shumë detaje në lidhje me ngjarjen, por mësohet se dy persona jane konfliktuar me njeri tjetrin dhe si pasoje një person ka mbetur i plagosur .

Njeri nga personat e konfliktuar eshte ndaluar nga policia ndersa i plagosuri eshte larguar dhe nuk ka informacion per gjendjen e tij

Policia jep informacion paraprak ku  sipas uniformave blu nuk ka persona të plagosur.

Informacion paraprak i Policisë së Tiranës:

Më datë 13.05.2018, rreth orës 21:08, në bulevardin “Bajram Curri”, dy shtetas janë konfliktuar me njëri – tjetrin dhe gjatë konfliktit kanë gjuajtur me armë zjarri në ajër.

Shërbimet e policisë kanë shoqëruar njërin nga autorët e gjuajtjes shtetasin A. B., rreth 25 vjeç.

Në vendngjarje është gjetur një gëzhojë e qitur nga armë zjarri e llojit pistoletë.

Policia po punon për kapjen e autorit tjetër të përfshirë në konflikt.

Load More Related Articles
Load More By FX_MEDIA
Load More In AKTUALITET

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

“Fëmijët vdiqën në mëngjes”, detaje nga ngjarja e rëndë në Berat. Janë varrosur nga prindërit pas autopsisë

Spread the loveBerati është tronditur nga një ngjarje e rëndë ku dy foshnja binjake 5-muaj…