Home SPORT Habit Tirana, nxjerr në shitje biletat, asnjë për Partizanin!

Habit Tirana, nxjerr në shitje biletat, asnjë për Partizanin!

2 min read
0
0
314
Spread the love

Tirana ka publikuar çmimet e biletave për derbin e madh të kryeqytetit, por ndryshe nga herët e tjera, kësaj radhe bardheblutë kanë vendosur që të printojnë vetëm biletat e tribunës përkarshi, duke mos hedhur në treg asnjë biletë për tribunën qëndrore A dhe B, si dhe për anësohet H dhe C.

Ky vendim kushtëzon në fakt tifozërinë e kuqe, e cila nuk do të ketë në dispozcion asnjë biletë, të paktën deri në ditën e mërkurë, sikundër njofton klubi bardheblu. Tirana mesa duket pret vendimin e Komisionit të Disiplinës dhe do të hedhë në treg dhe pjesën e biletave për tifozët e Partizanit, pasi pjesa qëndrore e tirbunës, që i takon klubit pritës zakonisht nuk del në treg.

Biletat e ndeshjes Tirana – Partizani
Ditën e Martë, pranë biletarisë stadiumit “Selman Stërmasi”, dalin në shitje nga ora 10:00-18:00 biletat për ndeshjen e rradhës KF Tirana – KF Partizani, takim që do të luhet ditën e premte, në orën 18:00. Fillimisht do të shiten vetëm biletat për tribunat D, E, F dhe G. Tribunat A, B, C, H do të dalin në shitje ditën e mërkure me një njoftim të dytë dhe për tifozërinë e Partizanit.
Çmimet:

Tribuna A, B – 2000 Lekë (Te reja)

Tribunat C, H, D, E, F, G – 400 Lekë (Te reja)

Tirana Partizani 1

BW

Load More Related Articles
Load More By FX-MEDIA
Load More In SPORT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Titujt kryesorë të gazetave kryesore për sot, e enjte 30 janar 2020

Spread the love …