Spread the love
Copy and paste this code on your site

Drejtuesit e skuadrës së Interit po kërkojnë me ngulm largimin Icardit. Juventusi ka shprehur dëshirën për transferimin e tij.

Sipas medieve italiane, juventinët e kanë gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e skuadrës “zikaltër” për çmimin që duhet të paguajnë, mirëpo i ka mbetur pa zgjidhur një çështje me lojtarin.

Drejtuesit e skuadrës së “Zonjës së Vjetër” i kanë komunikuar Icardit se nëse dëshiron të vish në Torino, duhet që të largosh si agjente Wanda Narën. I ndodhur përballë këtij fakti sulmuesi argjentinas nuk ka vendosur akoma që t’iu bashkohet torinezëve.

Së fundmi në garë për shërbimet e 26 vjeçarit është futur dhe Roma, e cila e ka marrë shumë seriozisht këtë çështje. Drejtuesit e skuadrës “verdhekuqe” i kanë ofruar interit 40 milion euro plus shërbimet e Edin Dzekos, për të cilin Conte ka shprehur admirimin e tij.

Tani i mbetet lojtarit të vendos se cilën do të zgjedh, por dëshirën Mauro e ka shprehur me kohë, dhe klubi që atij i pëlqen është ai “bardhezi”.

Copy and paste this code on your site
Ngarko më shumë artikuj të ngjashëm
Ngarko më shumë në BOTA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

gjithashtu

Gjuetari më vdekjeprurës i njerëzve në planet

Spread the love Copy and paste this code on your site Gjuetari më vdekjeprurës i njerëzve …