Home BOTA Manchester United e nis si pretendent, shkatërron Chelsean në ‘Old Trafford’

Manchester United e nis si pretendent, shkatërron Chelsean në ‘Old Trafford’

2 min read
0
0
88
Spread the love

Në “Old Trafford” u luajt ndeshja kryesore e javës së parë të Premierligës mes Manchester United dhe Chelseat, shkruan Syri.net.

Skuadra e drejtuar nga Solskjaer e nis mjaft mirë sezonin e ri, duke marrë një fitore të thellë 4-0 ndaj një kundërshtari rival të Premierligës.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 për Manchesterin, me golin e shënuar në minutën e 18-të nga Rashford me penallti.

Në minutën e 65-të vjen goli i dytë për Manchester United. Nga një kundërsulm i shpejtë i “Djajve” është Martial, i cili i jep shtyrjen e fundit topin drejt rrjetës së “Bluve të Londrës”.

Kaq mjafton dhe miqtë shthuren, teksa Rashford një minutë më pas (66’) realizon dhe golin e tretë për United.

Në të 81’, depërton Pogba, i cili pason te Daniel James që nuk fal, duke shënuar golin e katërt.

Ky ishte dhe goli që vulosi rezultatin përfundimtar të kësaj supersfide, me Manchester United që me ndërhyrjet në merkato, duket se do të jetë pretendent serioz për titull.

https://youtu.be/tSsv2nPzpaQ

Load More Related Articles
Load More By FX_MEDIA
Load More In BOTA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Vrasja e 28-vjeçarit në Astir, vetëdorëzohet në polici autori me tre emra

Spread the loveDorëzohet në polici autori i vrasjes së Vilson Tafçiut, të ndodhur mbrëmjen…