Home Politike Edi Rama ‘braktis’ Valdrin Pjetrin!?, reagon pas denoncimeve

Edi Rama ‘braktis’ Valdrin Pjetrin!?, reagon pas denoncimeve

3 min read
0
0
73
Spread the love

Kryeministri Edi Rama me sa duket është distancuar nga mbrojtja ndaj kryebashkiakut të ri të Shkodrës, Valdrin Pjetrit pas akuzave të forta të Partisë Demokratike të lidhjes së tij me kriminin si dhe fshehjen e dënimeve nga gjykatat e huaja ndaj tij.

Në reagimin e tij, Rama shprehet se deri kur e vërteta ligjore të dalë, Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara plotësisht, deklaratë me të cilën duket se ai ka vendosur për ta përjashtuar nga strukturat e partisë por edhe nga detyr si kryebashkiak i ri deri në momentin kur të kryhen të gjitha hetimet. Por një gjë e tillë pritet të bëhet e ditur ditën kur do të vendoset për të konstituuar Këshillin Bashkiak si dhe betimin ose jot ë Pjetrit në krye të qytetit verior.

“Jo Valdrini,po vëllai im të jetë,s’ka shans të hedhë asnjë hije dyshimi mbi PS dhe mbi mua,në raport me ligjin e me besnikërinë ndaj popullit! Përgjegjësia për çdo akt individual të padenjë është individuale.Përgjegjësia jonë është si reagojmë ndaj një akti të padenjë individual! I edukuar,i zoti,i respektuar familjarisht në Shkodër e kudo ka punuar,po kjo s’mjafton më!Kurrë s’kam menduar se Valdrini mund të fshehë të vërtetën në raport me ligjin,po deri kur e vërteta ligjore të dalë, Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara plotësisht. E me këtë rast,të tërë ta fusin mirë në kokë:Unë s’kam ndërmend të toleroj askënd dhe as të marr përsipër raportin individual me ligjin të askujt!Shkoj në luftë për çdo ide,qëllim a shok armësh,po kosto veprimesh individuale të dyshuara si ky,as marr më,as lejoj më t’i marrë PS!”, Shkruan Rama

Load More Related Articles
Load More By FX_MEDIA
Load More In Politike

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Hiljana Biba studentja e Fakultetit të Mjekësisë sjell “Tri Ditë dhe Dy Netë” udhërrëfyes për adoleshentët

Spread the loveHiljana Biba,  studente ne Fakultetin e Mjekësisë. Para një viti ka  publik…