Spread the love
Copy and paste this code on your site

24 orë pas krimit të rëndë që tronditi Fierin, Policia zbardh dhe dokumenton vrasjen e 23-vjeçarit Florian Selimi në fshatin Hamil duke arrestuar dy autorët e dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, pas një pune të mirëfilltë hetimore, zbardhën dhe dokumentuan ngjarjen e ndodhur gjatë natës së datës 11.08.2019 në fshatin Hamil ku u gjet i vrarë me thikë 23 vjeçari F.S.

Në përfundim të hetimeve u arrestuan shtetasit: S.S, 26 vjeç, banues në fshatin Sulaj; K.M, 20 vjeç, banues në fshatin Sulaj.

Gjatë natës së datës 11.08.2019, në fshatin Hamil, këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta, kanë vrarë me mjet prerës shtetasin F.S, 23 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vrasje me dashje” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Copy and paste this code on your site
Ngarko më shumë artikuj të ngjashëm
Ngarko më shumë në KRONIKA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

gjithashtu

Theth/24-vjeçari në pranga, panik tek banorët dhe pushuesit. Qëlloi me kallashnkikov

Spread the love Copy and paste this code on your site Telefonata në 112 nga banorët dhe re…