Spread the love
Copy and paste this code on your site

Kreu i Partisë Demokratike në një deklaratë të bërë sot për mediat, u shpreh se Edi Rama shiti Valdrin Pjetrin, pavarësisht se e dinte që në fillim se ai kishte qenë i arrestuar dhe i dënuar në Itali.

Lulzim Basha tha se modeli i Valdrin Pjetrit është ai që ka kultivuar Edi Rama në PS, njësoj si në rastin e Vangjush Dakos, Pjerin Ndreut apo Tom Doshit.

“Sot befas kanë zbuluar se Valdrini nuk qenka më i denje per Shkodren. Propaganda e Ramës po përpiqet ta trajtojë si problem individual. I padenjë për Shkodrën e Shqipërinë eshtë Rama. Ai që po përpiqet tja hedhë Shkodrës e gjithë Shqirërisë është Rama.

Valdrinin e coi në Shkodër Rama, duke e ditur mirë se kush ishte ai dhe vëllai i tij me të cilët bashkarisht inaguruan hotelin e drogës në Tiranë, me qëllim të garantonte grafikun e drogës dhe qënieve njerëzore në rrugët që kalon përmes Shkodrës mbështetur përmes klaneve mafioze.

Për Valdrinin Rama ishte i gatshëm ta conte Shkodren në përplasje civile, Rama e provokoi Shkodrën me një 2 prill të dytë.

E dinte mirë kush ishte Vladrini por i duhej në Shkodër sic jua tha mer zë e figurë pak javë më parë si kryetar bashkie e si kryetari politik. Kjo i dështoi dhe e tani po përpiqet me shpejtësi të lajë duart.

Në të vërtetë Valdrin Pjetri do të ishte relativisht i parëndësishëm nëse e verteta do të ishte si thotë Rama dhe mercenarët e tij, por e vëretat ështeë ndryshe”, u shpreh Basha mes të tjerave në fjalën e tij.

Copy and paste this code on your site
Ngarko më shumë artikuj të ngjashëm
Ngarko më shumë në AKTUALITET

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

gjithashtu

Gjuetari më vdekjeprurës i njerëzve në planet

Spread the love Copy and paste this code on your site Gjuetari më vdekjeprurës i njerëzve …