Home AKTUALITET Drogë, armë e municione, kapen 2 vlonjatët, nën hetim 2 kryepleqtë

Drogë, armë e municione, kapen 2 vlonjatët, nën hetim 2 kryepleqtë

2 min read
0
0
72
Spread the love

 

Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona, ka proceduar penalisht dy kryepleq fshatrash dhe shpallur në kërkim një person tjetër, pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike.

Gjatë aksionit, uniformat blu kanë sekuestruar kanabis, një armë zjarri dhe municione.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni i koduar “Mifoli”. Sekuestrohen lëndë narkotike, një armë zjarri dhe municione. Vihen në pranga nga Policia 2 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër dhe procedohen penalisht 2 kryepleq fshatrash.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, në kuadër të operacionit “Mifoli” si dhe në vijim të kontrolleve territoriale kundër kultivimit të bimëve narkotike është konstatuar se në fshatin Aliban pranë Novoselës ishin mbjellë disa bimë kanabis sativa të cilat u asgjësuan menjëherë.

Si rezultat i operacionit, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. L., 44 vjeç banues në fshatin Mifol dhe Th. N., 53 vjeç, banues në fshatin Aliban. Si dhe u shpall në kërkim një shtetas tjetër i implikuar në ngjarje, E. L., 33 vjeç, banues në fshatin Mifol, Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A.L në Mifol, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
• 13 kilogramë lëndë narkotike kanabis.
• një armë zjarri automatik
• 30 fishekë.

Në vijim të veprimeve proceduriale, Policia ka proceduar penalisht për “Shpërdorim detyre” shtetasit N.D dhe Dh.N, me detyrë kryepleq në fshatrat Mifol dhe Aliban. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Load More Related Articles
Load More By FX_MEDIA
Load More In AKTUALITET

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Vrasja e 28-vjeçarit në Astir, vetëdorëzohet në polici autori me tre emra

Spread the loveDorëzohet në polici autori i vrasjes së Vilson Tafçiut, të ndodhur mbrëmjen…