Home AKTUALITET Jorida Tabaku/Qeveria nuk ka më para? Paralajmërimi ogurzi i ish-deputetes: Sistemi i Thesarit nuk funksionon që prej 2 gushtit

Jorida Tabaku/Qeveria nuk ka më para? Paralajmërimi ogurzi i ish-deputetes: Sistemi i Thesarit nuk funksionon që prej 2 gushtit

3 min read
0
0
132
Spread the love

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku me anë të një postimi në rrjetet sociale në Facebook, ka reaguar në lidhje me sistemin e Thesarit, ku sistemi online nuk funksionon prej 2 gushtit.

Tabaku shkruan se fakti që ky sistem nuk funksionon do të thotë dy gjëra: ose janë duke kryer pagesa e rimbursime që duan t’i mbajnë të fshehta ose qeveria shqiptare ka më shumë se 10 ditë që nuk bën pagesa pasi qeveria nuk ka më para!

Postimi i plotë:

Cfarë po ndodh me sistemin e Thesarit?

Që prej datës 2 Gusht sistemi i thesarit online nuk funksionon! Që kjo qeveri ka thyer çdo standart transparence është e qartë! Nuk publikohen me tenderat online, nuk dalin më vendimet e qeverisë në fletoren zyrtare, as dekretet e presidentit, nuk publikohen më ligje në faqen e kuvendit. Faktikisht, nuk ka me asnjë mënyrë se si të aksesosh dokumente zyrtare!

Por fakti që sistemi i thesarit nuk funksionon prej më shumë se 10 ditësh do te thotë dy gjëra; ose janë duke kryer pagesa e rimbursime që duan t’i mbajnë të fshehta ose qeveria shqiptare ka më shumë se 10 ditë që nuk bën pagesa pasi qeveria nuk ka më parà!

Kushdo qoftë arsyeja ajo çfarë vlen për t’u theksuar është terri i plotë informativ mbi veprimet e qeverisë. Tanimë nuk bëhet fjalë për thyerjen e standarteve të vendosura nga qeveria demokratike. Bëhet fjalë për fshehjen e një krimi që është po aq i rëndë sa vetë krimi. Në pritje të Ministrisë për të reaguar duhet të kuptojmë që spektakli i ofruar në televizor me inspektimet tatimore është gënjeshtra që mbulon malin e madh të korrupsionit!

Load More Related Articles
Load More By FX_MEDIA
Load More In AKTUALITET

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Gjata: Kërcënimi nuk është argument Z. Veliaj!

Spread the loveSekretari për çështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata, i është drejtuar me një…