Spread the love
Copy and paste this code on your site

Këtë e ka bërë të ditur ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, në një postim në Facebook.

Çitaku ka theksuar se, kadetët që dalin nga kjo akademi udhëheqin jo vetëm me ushtrinë, por edhe me shtetin dhe se procedura e rekrutimit është tepër rigoroze. Derisa ka shtuar se Kosova është e nderuar që ka dy kadet që po shkollohen aty, dhe se ata janë pranuar me merita vetanake, përcjell lajmi.net.

“Akademia ushtarake West Point është institucioni më elitar në SHBA. Kadetët që dalin nga kjo akademi udhëheqin jo vetëm me ushtrinë, por edhe me shtetin. Procedura e rekrutimit është tepër rigoroze. Vetëm më të mirët kanë privilegjin të shkollohen aty. Ajka e ajkës.  Kosova është e nderuar që ka dy kadet që po shkollohen aty. Janë pranuar me merita vetanake. E sot, mu mbushën sytë me lot nga gëzimi kur pashë lajmin që vajza jonë Arelena Shala është përzgjedhur rreshter majore e komandës së Regjimentit në Akademinë West Point! Mes 4400 kadetëve elitar, Arelena jonë shëndritë si yll! #ZemraMal!”, ka shkruar Çitaku /Lajmi.net

Copy and paste this code on your site
Ngarko më shumë artikuj të ngjashëm
Ngarko më shumë në AKTUALITET

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

gjithashtu

Gjuetari më vdekjeprurës i njerëzve në planet

Spread the love Copy and paste this code on your site Gjuetari më vdekjeprurës i njerëzve …