Spread the love
Copy and paste this code on your site

Zv/drejtori i Agjensisë Shtetërore të Kadastrës së Durrësit, Arben Isaku, i cili u vetëdorëzua ditën e djeshme pasi ishte shpallur në kërkim disa ditë më parë nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve,është lënë i lirë ditën e sotme duke marrë masën e “Detyrim paraqitje”.

E njëjta masë është dhënë edhe për edhe për dy të arrestuarit e tjerë, specialistin Flavio Rexho dhe ekonomistin Redi.K.

Zyrtari i shpall në kërkim nga policia pas aksionit “Plazh i lirë” në Durrës. Ai së bashku me dy zyrtarë të Kadastrës akuzohet se përmes falsifikimit të dokumenteve ka dhënë leje legalizimi false për dy persona.

Arben Isaku është kryetar i grupit të këshilltarëve të Partisë Socialiste në Bashkinë e Durrësit si dhe sekretari organizativ i PS-se.

Ai u shpall në kërkim për veprën penale ” Shpërdorimi të detyrës ” dhe “Falsifikimi i dokumentave ” parashikuar në nenet 259, 248 dhe 186/3 të Kodit Penal.

Nga 2017 Isaku mbante postin e drejtorit të ALUIZNIT ) Agjencisë e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/ Ndërtimeve Informale,  por me shkrirjen e këtij institucioni me Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZRPP) në Durrës, në zyrën e Kadastrës, Isaku u lirua nga detyra dhe u emërua në postin e zv/ drejtorit të Kadastrës në Durrës.faxweb

Copy and paste this code on your site
Ngarko më shumë artikuj të ngjashëm
Ngarko më shumë në AKTUALITET

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

gjithashtu

Gjuetari më vdekjeprurës i njerëzve në planet

Spread the love Copy and paste this code on your site Gjuetari më vdekjeprurës i njerëzve …