Home AKTUALITET Trondit politikani i Malit të Zi Medojeviç  “Të ndërtojmë një mur me Shqipërinë”,

Trondit politikani i Malit të Zi Medojeviç  “Të ndërtojmë një mur me Shqipërinë”,

2 min read
0
0
68
Spread the love

Nebojsha Medojeviç, drejtuesi i “Lëvizjes Malazeze për Ndryshim” ka premtuar se kur të vijë në pushtet do të ndërtojë një muri mes Kosovën dhe Shqipërisë, për të bërë kështu të mundur ndalimin e bandave të drogës që operojnë fuqishëm në këtë rajon. Por menjëherë pas kësaj deklarate shokuese ka reaguar fortë edhe faktori politik shqiptarë në Malin e Zi.

“Drejtuesi i Lëvizjes Malazeze për Ndryshim, Nebojsha Medojeviç, poshtëron shumicën e atyre partive shqiptare dhe disa shqiptarë që dikur mbështetnin politikat e tij, kanë deklaruar për mediat vendase përfaqësuesit e partive të pakicave shqiptare në Mal të Zi. Mes tyre politikani shqiptar Nikollë Gegaj tha se pikëpamjet e Medojeviçit “përfaqësojnë mënyrën e politikanëve ekstremë që nxisin urrejtjen fetare dhe intolerancën ndër-shtetërore”.
Edhe kryetari i Partisë Demokratike, Fatmir Gjeka, njëherësh ish-kryetari i Komunës së Ulqinit, është i shokuar nga pikëpamjet e një prej drejtuesve kryesor të Frontit Demokratik.

“Shokuese. Thjesht e pabesueshme. Në kohën e kufijve të hapur, të thuash diçka të tillë në të nxehtin e një lufte politike është e papranueshme”, deklaroi Gjeka me këtë rast.
Por Medojeviç më vonë shpjegoi se, “muri me Kosovën dhe Shqipërinë nuk do të ngrihet as për shkak të popullit shqiptar ose malazez, por ekskluzivisht kundër mafies malazeze dhe shqiptare, e cila e ktheu kufirin në Eldorado për kontrabandë.”fax

Load More Related Articles
Load More By FX_MEDIA
Load More In AKTUALITET

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Tërmeti i fuqishëm 7.4 ballë godet Indonezinë, autoritetet alarm edhe për cunam

Spread the loveNjë tërmet i fuqishëm, me forcë 7.4 ballë, ka goditur 83 milje në veri perë…