Home AKTUALITET Aksidentohet turisti çek në Librazhd, sillet me helikopter në Tiranë

Aksidentohet turisti çek në Librazhd, sillet me helikopter në Tiranë

3 min read
0
0
60
Spread the love

 

Një turist çek i cili u aksidentua me motoçikletë në zonën malore të Librazhdit është transportuara sot me helikopter drejt Spitalit Ushtarak.

Policia e Shtetit thotë se turisti në fjalë ka pësuar disa fraktura në trup, por fatmirësisht tani është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit dhe Ministria e Shëndetësisë në ndihmë të turistit Çek. Transportohet në kohë reale me helikopter turisti çek që u rrëzua me motoçikletë në përroin e Cirovës, në zonën malore të fshatit Rinas të Librazhdit.

Rreth orës 19:00, një grup turistësh çekë, po përshkonin me motorr rrugën malore mbi fshatin Rinas të Librazhdit, që lidhet me Shëngjergjin. Njëri prej tyre shtetasi R.K, 53 vjeç, ka humbur kontrollin e motoçikletës dhe ka dalë nga rruga, duke rënë në përroin e Cirovës.

Turistët kanë njoftuar në numrin 112, Sallën operative të Librazhdit dhe menjëherë në drejtim të tyre është nisur një patrullë policie dhe autoambulanca. Si pasojë e terrenit të vështirë, transportimi me autoambulancë ishte i pamundur dhe në këto kushte, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka komunikuar me Ministrinë e Shëndetësisë për të dërguar një helikopter.

Menjëherë helikopteri i shëndetësisë është nisur në drejtim të vendit të ngjarjes duke bërë të mundur transportimin në kohë për në Spitalin Ushtarak të shtetasit çek, i cili kishte pësuar fraktura, në trup, jashtë rrezikut për jetën.

Ambasada çeke në Tiranë dhe grupi i turistëve kanë falënderuar Policinë e Shtetit dhe Ministrinë e Shëndetësisë për reagimin në kohë, duke i shpëtuar jetën turistit çek.

Load More Related Articles
Load More By FX_MEDIA
Load More In AKTUALITET

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Gjirokastër, pronari i zyrave të OSHEE-së emërohet drejtor, bëri burg për dhunë dhe u shkarkua nga Rama për tendera informalë

Spread the loveGJIROKASTËR– Ditën e sotme është emëruar drejtori i OSHEE-së në Gjirokastër…