Spread the love
Një emigrant ka humbur jetën ndërsa 13 janë lënduar në një aksident në autostradën Demir Kapi- Negotinë në jug të Maqedonisë së Veriut.

Katër nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar në spitalin shtetëror në Shkup, raporton Rel.

Aksidenti ka ndodhur kur automjeti me emigrantë është përplasur me një mjet transporti që lëvizte në drejtim të njejtë dhe pas përplasjes është ndezur në flakë. Emigrantët janë nga Pakistani dhe Bangladesh të moshës mes 22 dhe 25 vjeç.

Lëvizja e migrantëve ilegalë ka alarmuar drejtuesit e institucioneve të cilat kanë ndërmarrë masa në parandalimin e tyre. Të enjten policia maqedonase ka kapur 45 migrantë nga Afganistani dhe Siria në një furgon afër kufirit me Serbinë. Sipas policisë, ata dyshohet të kenë hyrë ilegalisht nga Greqia ndërsa si destinacion të fundit kanë pasur ndonjërin nga shtetet e Bashkimit Evropian.

Policia gjithashtu ka arrestuar drejtuesit e mjetit nën dyshimin e kontrabandës me njerëz. Vetëm në gjysmën e parë të këtij viti nga Greqia në Maqedoninë e Veriut kanë hyrë rreth 10 mijë migrantë ilegal.

Ngarko më shumë artikuj të ngjashëm
Ngarko më shumë në AKTUALITET

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

gjithashtu

Zyra e Johnsonit: Bisedimet me BE-në për Brexit-in do të intensifikohen

Spread the love Bisedimet midis Britanisë dhe Bashkimit Evropian për marrëveshjen e Brexit…