Home KRONIKA Aksident i rëndë në Mat, humb jetën 33-vjeçari

Aksident i rëndë në Mat, humb jetën 33-vjeçari

1 min read
0
0
78
Spread the love

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Klos-Dars në Mat, ku si pasojë e të cilit ka humbur jetën një 33-vjeçar.

Ai është identifikuar nga Policia dhe ka inicialet Q.V., nga fshati Xibër (pasagjer), ndërsa nuk janë bërë të ditura shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes së rëndë.

Mësohet se drejtuesi i automjetiut është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë së Matit ku do të merret në pyetje lidhur me rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Mat/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor rural Klos-Dars, shtetasi B.K, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, e për pasojë ka humbur jetën shtetasi Q.V, rreth 33 vjeç, banues në fshatin Xibër, (pasagjer).

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Mat, për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Load More Related Articles
Load More By FX_MEDIA
Load More In KRONIKA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Arrestimet pas tërmetit/ Policia e Durrësit jep detaje: 17 urdhër ndalimi, 9 në pranga, 8 në kërkim

Spread the love Drejtori i Policisë së Durrësit Lorenc Shehu, i shoqëruar nga kryeprokuror…