Home AKTUALITET Trafik makinash nga Maqedonia në Shqipëri, arrestohet 53-vjeçari, në kërkim një tjetër

Trafik makinash nga Maqedonia në Shqipëri, arrestohet 53-vjeçari, në kërkim një tjetër

3 min read
0
0
43
Spread the love

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 53-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një tjetër pasi akuzohen për trafik automjetesh nga Maqedonia e Veriut drejt Shqipërisë.

Operacioni është zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Librazhd.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Librazhd, finalizoi operacionin “Rrajca 2019”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh.Bogdani, 53 vjeç, lindur në Përrenjas, Librazhd.

Po kështu u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. R., banues në Strugë, Maqedoni e Veriut.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim dhe me persona të tjerë kanë organizuar trafikimin e disa automjeteve nëpërmjet kufirit të gjelbër jashtë pikave të kalimit kufitar, nga shteti i Maqedonisë së Veriut drejt Shqipërisë.

Në kuadër të operacionit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale një autoveturë e markës Volkswagen Passat, me targa të shtetit të Maqedonisë së Veriut, në pronësi të një shtetasi maqedonas.

Automjeti është vjedhur në shtetin e Maqedonisë së Veriut dhe me pas trafikuar në Shqipëri.

Vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, si dhe sekuestrimin e disa automjeteve të trafikuara nga ky grup personash (për të cilët nuk jepen të dhëna për arsye hetimi).

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Trafikim i mjeteve motorike”.

Load More Related Articles
Load More By FX_MEDIA
Load More In AKTUALITET

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Tërmeti i fuqishëm 7.4 ballë godet Indonezinë, autoritetet alarm edhe për cunam

Spread the loveNjë tërmet i fuqishëm, me forcë 7.4 ballë, ka goditur 83 milje në veri perë…