Spread the love

Në historinë e viteve të fundit, ekipi i Francës ka pasur gjithmonë probleme me Shqipërinë. Në tre takimet e fundit, Blutë janë imponuar veten vetëm një herë. Ishte në Euro 2016 me gola nga Griezmann dhe Payet për një epilog të jashtëzakonshëm. Shpesh i përshkruar si një ekip mbrojtës dhe shumë agresiv në mënyrën e tij për të marrë topin, kombëtarja e pozicionuar në vendin e 64 në renditjen e fundit të FIFA-s që nga prezantimi në finalet e Europianit e ka patur shumë të vështirë të tërheqë vëmendjen.

Për Le Parisien, Lorik Cana u përpoq të shpjegojë arsyet e kësaj rënie të lehtë. Ish-lojtari i PSG dhe OM beson se ngritja e Kosovës, njohja e saj nga FIFA, ka lënë gjurmën e saj. “Kombëtarja kuqezi, gjatë shtatë apo tetë viteve të fundit, është bazuar te lojtarët më të mirë, qoftë ata me origjinë nga Shqipëria, Kosova apo Maqedonia, dhe tani, sipas vendit të tyre të lindjes, të rinjtë më premtues po punojnë për Maqedoninë e Veriut ose Kosovën. Kjo shpërndarje talentesh po dobëson ekipin tonë kombëtar dhe ndikon në prurjet e reja”.

Ai që ka luajtur 94 herë për Shqipërinë fton autoritetet e futbollit të vendit të tij të rishikojnë politikat lidhur me kombëtaren për të bërë të mundur që ajo çka kuqezinjtë bënë në Euro 2016 të mos mbetet përfundimisht një kujtim i largët. “Epoka jonë e Artë’ ka mbetur disi mbrapa. Po përgatitemi të jetojmë momente pak më të komplikuara, kur lojtarët që morën pjesë në Euro 2016 të ndalen. Sfida e madhe për futbollin shqiptar në vitet e ardhshme do të jetë që një ditë lojtarëve të rritur në shtëpi, tu jepet mundësia të afirmohen në kombëtare”.

Portreti pesimist i përshkruar nga ish-mbrojtësi i qendrës, i cili tani është 36 vjeç, ballafaqohet me rezultatet e fundit të Shqipërisë. Në kualifikuesit në Euro 2020, kuqezinjtë kanë grumbulluar gjashtë pikë nga dymbëdhjetë të mundshme, ndërsa e mbyllën në vendin e tretë në grupin e tyre garën për kualifikueset në Kupën e Botës 2018 pas Spanjës dhe Italisë. Didier Deschamps gjithashtu ka paralajmëruar lojtarët e tij të qëndrojnë me këmbë në tokë. “Ata u paraqitën mirë me një organizim specifik me tre mbrojtës qendrorë. Janë pak a shumë të njëjtët lojtarë që morën pjesë në Euro 2016. Këto janë gjithmonë ndeshje të ndërlikuara dhe ne do t’i përgatisim me shumë seriozitet.”

Megjithatë, në ekipin që po përgatitet të sfidojë kampionët e botës 2018, ndjejnë një optimizëm të caktuar sipas asaj që thotë Elseid Hysaj. “Ne duam një rezultat, nuk do të luajmë për të humbur. Franca është Franca por jam i sigurt se me këtë grup dhe këtë trajner, kemi mjetet për të treguar vlerën tonë”. Mbrojtësi i Napolit beson se kombëtarja e tij është e aftë të bëjë një tjetër paraqitje të mirë, katër vjet pas fitores së tyre të bujshme në qershor 2015. Atë ditë, pavarësisht pranisë së Antoine Griezmann, Alexandre Lacazette dhe Olivier Giroud, Blutë humbën 1-0 duke e kthyer këtë ngjarje në një nga momentet më të mëdha në historinë e përfaqësueses shqiptare.tpz

Ngarko më shumë artikuj të ngjashëm
Ngarko më shumë në SHQIPERI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

gjithashtu

Rama prezanton projektin për Aeroportin e Vlorës, nuk zihen më në gojë turqit. Dy opsione për ndërtimin e tij

Spread the love Vjeshta përveç qetësimit të toneve politike vjen me lajme të mira edhe për…