Spread the love

Një aksident që edhe në filma vështirë do realizohej. Pas aksidentit të pilotit francez Anthoine Hubert, i cili humbi jetën një javë më parë në garat e Formula 2, sot në një tjetër garë piloti Alexander Peroni, ka “fluturuar” në ajër me makinën e tij.

Makina dallohet teksa përplaset me një pjesë jashtë pistës dhe menjëherë më pas ngrihet në ajër dhe bën disa rrotullime, para se të përplaset me barrierat.

Aksidenti ka ndodhur në pistën e Monzas në Itali dhe për pak çaste ka shkaktuar panik te shikuesit.

Menjëherë ka ndërhyrë stafi i pistës, siguria dhe mjekët, por fatmirësisht piloti nuk ka pësuar lëndime.

Pavarësisht aksidentit horror Peroni është çuar duke ecur në këmbë, duke i habitur të gjithë. Gjithsesi ai u pa në një gjendje të rëndë psikologjike.

Ngarko më shumë artikuj të ngjashëm
Ngarko më shumë në BOTA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

gjithashtu

Organizata Botërore e Shëndetit/ Tre të vdekur dhe 222 të infektuar nga mishi i kontaminuar

Spread the love Tre persona vdiqën dhe të paktën 222 të tjerë janë infektuar në epideminë …