Spread the love

Franca triumfoi lehtësisht 4-1 ndaj një Shqipërie tërësisht amorfe dhe e vendosur keq taktikisht nga trajneri Edi Reja, me italianin që dëshmoi se i njeh fare pak aftësitë e lojtarëve që ka në dispozicion.

Kampionët e Botës u treguan të pamëshirshëm ndaj Kuqezinje, në një prej ndeshjeve më të dobëta të saj në vitet e fundit.

Koman (2), Zhiru dhe Ikone ishin autorët e golave të “gjelave”, ndërsa golin e vetëm të Shqipërisë e shënoi Cikalleshi me penallti në minutën e 90-të. Griezman humbi penallti në minutën e 37-të (traversë), kur rezultati ishte 2-0.

Francë-Shqipëri 4-1
8′, 68′ Koman, 27′ Zhiru, 85′ Ikone / 90′ Çikalleshi

Franca: Loris, Pavard, Varane, Lengle, Hernandes (80′ Dinje), Matuidi, Toliso, Lemar (84′ Fekir), Grizman, Koman (77′ Ikone), Zhiru.
Trajner: D. Deshamp

Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Mavraj, Ismajli, Roshi, Ramadani (55′ Gjasula), Abrashi (73′ Xhaka), Bare, Uzuni, Balaj (61′ Çikalleshi).
Trajner: E. Reja

KV: Gjasula, Xhaka

Ngarko më shumë artikuj të ngjashëm
Ngarko më shumë në BOTA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

gjithashtu

Organizata Botërore e Shëndetit/ Tre të vdekur dhe 222 të infektuar nga mishi i kontaminuar

Spread the love Tre persona vdiqën dhe të paktën 222 të tjerë janë infektuar në epideminë …