Spread the love

Kryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri së bashku me bashkëkryetaren Rudina Hajdari kanë zhvilluar ditën e sotme një takim ne ambasadorin gjerman Peter Zingraf.

Në një postim në rrejtet sociale, Gjiknuri shkruan se Zingraf ritheksoi interesimin maksimal të Gjermanisë për reformën zgjedhore.

“Me ambasadorin Peter Zingraf i cili ritheksoi interesimin maksimal të Gjermanisë për reformën zgjedhore. Diskutuam mbi ecurinë e deritanishme të këtij procesi, gatishmërinë e mazhorancës për të krijuar hapësirat e bashkëpunimit për opozitën parlamentare ashtu edhe atë joparlamentare. Në kuadër të adresimit të kërkesave të opozitës parlamentare, me bashkëkryetaren e komisionit zj.Rudina Hajdari jemi dakordësuar të organizojmë brenda Shtatorit një tryezë gjithëpërfshirëse diskutimi mbi çështjet e sistemit zgjedhor.”- shkruan Gjiknuri.

Ngarko më shumë artikuj të ngjashëm
Ngarko më shumë në AKTUALITET

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

gjithashtu

Rama prezanton projektin për Aeroportin e Vlorës, nuk zihen më në gojë turqit. Dy opsione për ndërtimin e tij

Spread the love Vjeshta përveç qetësimit të toneve politike vjen me lajme të mira edhe për…