Home AKTUALITET Finlandë, rritet numri i të rinjve që kërkojnë trajtim nga depresioni

Finlandë, rritet numri i të rinjve që kërkojnë trajtim nga depresioni

4 min read
0
0
35
Spread the love
Finlandë, rritet numri i të rinjve që kërkojnë trajtim nga depresioni

Gjithnjë e më shumë të rinj në Finlandë kërkojnë ndihmë nga qendrat e kujdesit shëndetësor për trajtimin e depresionit.

Sipas një studimi të kryer në shkallë vendi nga Qendra Kërkimore për Psikiatrinë e Fëmijëve në Universitetin në Turku, gjithnjë e më shumë finlandezë të rinj po trajtohen nga depresioni në qendrat e kujdesit shëndetësor të specializuar.

“Rritja e shpejtë e numrit të fëmijëve dhe adoleshentëve të diagnostikuar me depresion paraqet një sfidë për shërbimet e specializuara të shëndetit mendor të shtetasve finlandezë”, thuhet në një studim të botuar në revistën “Nordic Journal of Psychiatry”.

Studimi krahasoi dy grupmoshat – të rinjtë e lindur midis 1994-2000 dhe ata të lindur midis 1987-1993.

Diagnoza e depresionit në grupin e të rinjve deri në 15 vjet është rritur me rreth 65 për qind tek vajzat dhe 53 për qind tek djemtë.

Svetlana Filatova, studiuesja kryesore që drejtoi studimin, tha se një nga arsyet e rritjes së numrit është se të rinjtë kanë kërkuar gjithnjë e më shumë ndihmë mjekësore vitet e fundit.

“Gjithnjë e më shumë njerëz në depresion po marrin ndihmë në një fazë të hershme, që sigurisht se është një gjë pozitive”, tha Filatova, e cila punon si bashkëpunëtore postdoktorale në Qendrën Kërkimore për Psikiatrinë e Fëmijëve në Universitetin e Turku.

Sipas të dhënave jozyrtare, përdorimi i shërbimeve të shëndetit mendor ka qenë në rritje të vazhdueshme në Finlandë dhe në shumë vende të tjera gjatë dy dekadave të fundit.

David Gyllenberg, bashkëautor i studimit, u tha gazetarëve se përdorimi në rritje i shërbimeve për fëmijë dhe të rinj gjithashtu sjell një ngarkesë shtesë në sistemin e specializuar të kujdesit shëndetësor në Finlandë.

Ai theksoi se ky ishte një studim tejet gjithëpërfshirës që ekzaminoi rreth 1.24 milion fëmijë të lindur në Finlandë midis 1987 dhe 2007, nga të cilët më shumë se 37 mijë kishin të paktën një vizitë në institucionet e kujdesit shëndetësor për shkak të depresionit.

Sipas studimit, në grupmoshën deri 25 vjeç, 10 për qind e vajzave dhe 5 për qind e djemve u diagnostikuan me depresion.

Load More Related Articles
Load More By FX_MEDIA
Load More In AKTUALITET

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Përfundon takimi mes Bashës dhe ambasadorëve, çfarë u diskutua në selinë blu, 90 minuta “kokë më kokë”

Spread the loveKa përfunduar mbledhja e kreut të PD-së Lulzim Basha me përfaqësuesen e amb…