Home AKTUALITET Gjermania: Të fillojnë negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Gjermania: Të fillojnë negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

1 min read
0
0
33
Spread the love

Gjermania: Të fillojnë negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, tha se është e nevojshme të fillojnë negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE) me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria vërtet kanë arritur progrese. Ne duhet t’u ofrojmë perspektivë evropiane të besueshme këtyre vendeve dhe t’i fillojmë negociatat e anëtarësimit”, tha Maas pas takimit me homologun kroat Gordan Grliç Radman në Berlin.

Maas tha se kjo çështje jo vetëm që diskutohet brenda qeverisë gjermane, por edhe zhvillohen takime në Kuvendin Federal në lidhje me të.

Maas u rikujtoi se më 1 janar të vitit 2020 Kroacia merr përsipër presidencën e radhës së BE-së, kurse Gjermania në gjysmën e dytë të vitit të njëjtë, duke shtuar se është e rëndësishme që për këtë arsye, të dy vendet të koordinohen në lidhje me çështjet e BE-së.

Load More Related Articles
Load More By FX_MEDIA
Load More In AKTUALITET

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Detaje nga aksidenti të rëndë në autostradën Tiranë-Elbasan

Spread the love Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë. Ngjarja ka …