Home AKTUALITET Rusia shpall rezultatet e zgjedhjeve lokale dhe rajonale

Rusia shpall rezultatet e zgjedhjeve lokale dhe rajonale

2 min read
0
0
71
Spread the love
Rusia shpall rezultatet e zgjedhjeve lokale dhe rajonale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Rusi sot përmblodhi rezultatet e zgjedhjeve lokale dhe rajonale të mbajtura të dielën.

Të dielën në Rusi u mbajtën zgjedhjet rajonale dhe lokale në 85 rajone, përfshirë zgjedhjet e guvernatorëve, kuvendet rajonale dhe të qyteteve, kryetarët e qyteteve.

Në Moskë, ku për shkak të pamundësisë së opozitës për të hyrë në zgjedhjet lokale në shtator çoi në protesta masive, kundërshtarët e Kremlit fituan vota në 20 nga 45 rrethet elektorale.

Ndërkohë, Bashkimi Evropian sot tha se nuk do të njohë mbajtjen e zgjedhjeve në Gadishullin e Krimesë, e cila u aneksua nga Rusia pas një votimi të paligjshëm të pavarësisë në 2014.

“Kushdo që zgjidhet në Gadishullin e Krimesë që pretendon të ‘përfaqësojë’ popullatën e Krimesë dhe Sevastopolit nuk do të njihet si përfaqësues i atyre territoreve, që janë ukrainase”, tha zëdhënësi i BE-së në një deklaratë.

BE-ja vazhdon të dënojë Moskën për shkeljen e ligjit ndërkombëtar dhe mbështet integritetin dhe sovranitetin territorial të Ukrainës, thuhet më tej.

Përveç BE-së, poashtu Krimenë si territor rus nuk e njohin as OKB, SHBA dhe Turqia.

Load More Related Articles
Load More By FX_MEDIA
Load More In AKTUALITET

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Parashikimi i motit 28 Janar 2020

Spread the loveParashikimi i motit nga k24.net Parashikimi i motit nga k24.net Parashikimi…