Home AKTUALITET Komisioni i Venecias: 11 Tetor do e themi fjalën e fundit!

Komisioni i Venecias: 11 Tetor do e themi fjalën e fundit!

2 min read
0
0
40
Spread the love

Ekipi i Komisionit të Venecias ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me anëtarët e Komisionit Parlamentar që është ngritur për shkarkimin e presidentit Meta.

Në fundin e takimit drejtuesi i delegacionit Kaarlo Tuori, u shpreh se ata e kanë të qartë nëse presidenti ka shkelur apo jo Kushtetutën, po me raportin final do të njihemi në 11 Tetor.

“E kemi një ide të qartë, nëse e ka shkelur Presidenti Kushtetutën. Të gjitha takimet kanë qenë produktive, pasi morëm një informacion për të krijuar opinionin që do të dalë në 11 Tetor”, tha ai.

Për dy ditë me radhë përfaqësia e Komisionit të Venecias në vendin tonë ka zhvilluar takime me krerët më të lartë të shtetit, presidentit Meta, përfaqësuesit e opozitës brenda dhe jashtë parlamentare, ministrin e brendshëm Sandër Lleshaj si dhe me drejtuesit e KQZ-së dhe Policisë së Shtetit.

1. Kaarlo Tuori-Drejtues i delegacionit
2. Grainne Mcmorrow- Juriste ndërkombëtare
3. Schnutz Rudolf Dürr- Kreu i divizionit për Çështjet Kushtetuese
4. Thomas Markert- Sekretar i Komisionit

Load More Related Articles
Load More By FX_MEDIA
Load More In AKTUALITET

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Përfundon takimi mes Bashës dhe ambasadorëve, çfarë u diskutua në selinë blu, 90 minuta “kokë më kokë”

Spread the loveKa përfunduar mbledhja e kreut të PD-së Lulzim Basha me përfaqësuesen e amb…