Home KRONIKA Korçë/ Vetëdorëzohet në polici me ndërhyrjen e avokatit, plagosi me armë

Korçë/ Vetëdorëzohet në polici me ndërhyrjen e avokatit, plagosi me armë

1 min read
0
0
45
Spread the love

Ndalohet autori i dyshuar i tentativës së vrasjes me armë zjarri të 48-vjeçarit në Korçë. Ngjarja ndodhi katër ditë më parë në një lokal në lagjen nr.6 të qytetit të Korçës. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në pranga ka rënë 28-vjeçari me inicialet J.H., i cili plagosi me armë Ilir Hoxhën.

Pas kontrolleve të shumta të ushtruara nga ana e Policisë Korçë, si edhe falë bashkëpunimit me familjarët dhe avokatin e autorit të dyshuar, u bë e mundur që gjatë mbrëmjes së djeshme i riu të vetëdorëzohet në ambientet e Komisariatit. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me paramendim, mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve e municionit”. Aktualisht i plagosuri ndodhet në spital në Tiranë, ndërsa plumbi i ka prekur mushkërinë.

Load More Related Articles
Load More By FX_MEDIA
Load More In KRONIKA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Përfundon takimi mes Bashës dhe ambasadorëve, çfarë u diskutua në selinë blu, 90 minuta “kokë më kokë”

Spread the loveKa përfunduar mbledhja e kreut të PD-së Lulzim Basha me përfaqësuesen e amb…