Home Politike Presidenca i përgjigjet Spiropalit: Doni të spostoni vëmendjen. Lexoni raportin i OSBE/ODIHR! Po miratoni PPP-të më të shtrenjta në botë

Presidenca i përgjigjet Spiropalit: Doni të spostoni vëmendjen. Lexoni raportin i OSBE/ODIHR! Po miratoni PPP-të më të shtrenjta në botë

1 min read
0
0
41
Spread the love

Presidenca i është përgjigjur ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila sulmoi Presidentin Ilir Meta nga foltorja e Kuvendit.

Në një reagim në “Facebook”, zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi, i bën thirrje Spiropalit të lexojë raportin final të OSBE/ODIHR për dekretin kushtetues të Presidentit dhe sjelljet antikushtetuese të Kuvendit, KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor.

“E ftojmë të Çmendurën E. të lexojë raportin final të OSBE/ODIHR për dekretin kushtetues të Presidentit Meta dhe sjelljet antikushtetuese të Kuvendit, KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor, që i provojnë të gjithë botës demokratike kapjen e shtetit nga Rilindja moniste.

Klithmat anti-presidenciale të porositura sot me urgjencë duan të spostojnë vëmendjen nga miratimi kokëfortë i PPP-ve më të shtrenjta në botë, në kundërshtim me Kushtetutën, ligjin dhe interesin publik, dhe në kurriz të qytetarëve shqiptarë”, shkruan zëdhënësi i Metës.

Load More Related Articles
Load More By FX_MEDIA
Load More In Politike

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Detaje nga aksidenti të rëndë në autostradën Tiranë-Elbasan

Spread the love Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë. Ngjarja ka …