Spread the love

 

“Shqipëria duhet së pari të shërojë sëmundjet e korrupsionit dhe mënjanimit politik”. Kështu është shprehur Zv. Shefi i Misionit Diplomatik të SHBA në Detyrë Dan Koski gjatë ceremonisë në vlerësim të 12 investiguesve të zbatimit të ligjit në Drejtorinë e Anti-Terrorizmit dhe Krimit Kibernetik, të cilët përfunduan kursin e “Hetimit të Përparuar në Internet dhe Media Sociale” këtë javë.

🇦🇱️ | “Si çdo mjeke e përqendruar në shërimin e pacientit të saj, për të trajtuar shkaqet thelbësore të ekstremizmit të dhunshëm, Shqipëria duhet së pari të shërojë sëmundjet e korrupsionit dhe mënjanimit politik, të cilat kanë margjinalizuar shumë prej qytetarëve të saj. Kura mund të mos jetë e lehtë por është e mundur, dhe Shtetet e Bashkuara do vazhdojnë të japin mbështetjen e tyre në përpjekjet e Shqipërisë për ta arritur këtë gjë”, tha Koski gjatë ceremonisë.

I organizuar nga Asistenca për Trajnim Anti-terrorizëm e Departamentit të Shtetit dhe me koordinimin e Zyrës Rajonale të Sigurisë së Ambasadës Amerikane, ky ishte kursi i fundit në një seri prej dhjetë kursesh të udhëhequr nga ekspertë të zbatimit të ligjit nga Shtetet e Bashkuara. Trajnimi është pjesë e një programi prej 1.3 milionë dollarësh i Asistencës për Trajnim Anti-Terrorizëm në mbështetje të Policisë së Shtetit dhe Njësisë Antiterrorizëm, për të rritur aftësitë e tyre në hetimet kundër terrorizmit.

Ngarko më shumë artikuj të ngjashëm
Ngarko më shumë në AKTUALITET

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

gjithashtu

PD akuza Ramës: Po vjedh në Aeroportin e Vlorës, është jashtë çdo procedure ligjore

Spread the love Sekretari i Burimeve Njerëzore në Partinë Demokratike Ervin Minarolli me a…