Home AKTUALITET Mashtrimi me biletat, Prokuroria kërkon rikthimin në burg të “bosave” të transportit publik: Mund të prishin provat

Mashtrimi me biletat, Prokuroria kërkon rikthimin në burg të “bosave” të transportit publik: Mund të prishin provat

2 min read
0
0
45
Spread the love

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar kthimin në burg të tre pronarëve të kompanive urbane që operojnë në kryeqytet duke apeluar vendimin e gjyqtarit Altin Abdiu.

Bëhet fjalë për të akuzuarit Fatos Vrapi, Ferdinand dhe Anastas Ibrahimi, të cilët u lanë të lirë edhe pse akuzohen për falsifikimin e biletave urbane.

Organi i akuzës kërkon rikthimin e tyre në burg me pretendimin se në gjendje të lirë ata mund të ndikojnë në hetim duke prishur provat.

“Kërkojmë kthimin e tyre në ambientet e paraburgimit pasi të akuzuarit mund të prishin provat në gjendje të lirë,”-mësohet se është shprehur akuza.

Ndaj të akuzuarve, Prokuroria kërkon caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” për 7 të arrestuar dhe “Detyrim paraqitje” për një tjetër.

Gjatë seancës së zhvilluar disa javë më parë, të akuzuarit kanë mohuar akuzat që Prokuroria ka ngritur kundër tyre duke u shprehur se ata nuk ishin në dijeni të shkeljes.

Nëpërmjet avokatëve të tyre, ata kanë kërkuar lirinë, duke ofruar garanci pasurore prej 70 milionë lekësh. Garanci të cilën Gjykata e ka pranuar, duke lënë në burg vetëm 2 prej 8 të akuzuarve.

Operacioni u zhvillua në muajin gusht dhe u arrestuan 4 pronarë dhe 4 punëtorë janë arrestuar, pasi përdornin bileta të falsifikuara në mënyrë që t’i shmangeshin detyrimeve tatimore.

Policia e Shtetit sekuestroi 150 mijë bileta, që ishin në tentativë shkatërrimi, me vlerë 60 milionë lekë të vjetra.

Load More Related Articles
Load More By FX_MEDIA
Load More In AKTUALITET

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Përfundon takimi mes Bashës dhe ambasadorëve, çfarë u diskutua në selinë blu, 90 minuta “kokë më kokë”

Spread the loveKa përfunduar mbledhja e kreut të PD-së Lulzim Basha me përfaqësuesen e amb…