Home AKTUALITET Sorecca /“Palët duhet të ulen për dialog”, 91% e shqiptarëve duan që të bëhen pjesë e BE-së.

Sorecca /“Palët duhet të ulen për dialog”, 91% e shqiptarëve duan që të bëhen pjesë e BE-së.

5 min read
0
0
39
Spread the love

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë Luigi Sorecca, gjatë një prononcimi për mediat theksoi se palët politike në vend duhet të ulen në dialog.

Sorrecca theksoi se në mënyrë të përsëritur është bërë thirrje që palët të dikutojnë dhe veçanërisht për Reformën Zgjedhore.

“Do të bëja një koment të rëndishëm për marrëveshjen. Ne folëm për një shifër 94 milion euro që BE i rakordon Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit. Kjo tregon angazhimin e BE në mënyrë që të fillliojë reformat e saj.

Gjithsesi çelja e negociatave nuk do të jetë fundi I fillimit, por fillimi i një procesi shumë të rëndësishëm që në tetor të çdojë në dritën jeshile.

Ne kemi kërkuar që të gjitha palët politike të hyjnë në dialog. Janë të shumta thirrjet që ne kemi bërë që palët të dialogojnë. Reforma Zgjedhore është shumë e rëndësishme. Do të bëhet në mënyrë të drejtë, por edhe në përputhje me standardë ndërkombtare. 91% duan që të bëhen pjesë e BE-së.”– u shpreh Soreca.

Më herët gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, Sorecca deklaroi se BE do të vijojë të jetë një partner i mirë i Shqipërisë.

“Nënshkrimi i kesaj marreveshje vjen në një moment të rëndësishëm për Shqipërinë. Në tetor mund të thuhet një fjalë e mirë për të ardhmen e Shqiperia. Besoj se Shqipëria ka patur një ecuri shumë të mirë. Topi kalon në kampin e këshillit. E rëndësishme prania e Tusk në Shqipëri. Kjo mbështetje ka një arsye, për të ndihmuar Shqipërinë për të qenë pjesë e familjes europiane. Kanë përparësi, Reforma në drejtesi dhe lufta kundër korrupsionit. Ne po e ecim drejt një momenti shumë të rëndësishëm. Shumë pak vende të tjera në botë kanë kryer një reformë kaq të thellë. Merita së pari është e qytetarëve, të cilët e kërkuan këtë ndryshim. Duhet të vazhdoj zbatimi i reformës në drejtësi, është e pakthyeshme. Pas këtij takimi do të takohem me ministres e drejtësisë. Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrpusionit, jemi shumë afër krimit të SPAK dhe BKH. Qytetarët kanë shpresa të medha, reforma në drejtësi do të ketë një ndryshim tek qytetarët. Ndihma jonë edhe për mjedisin. 6 mln euro do të jepen për rehabilitimin për Bylysin. Nuk ka kohë për të humbur, reformat duhet të ecin përpara. BE do të vazhdoj të jetë partner numri një i Shqipërisë.“- u shpreh Sorecca.

Load More Related Articles
Load More By FX_MEDIA
Load More In AKTUALITET

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Përfundon takimi mes Bashës dhe ambasadorëve, çfarë u diskutua në selinë blu, 90 minuta “kokë më kokë”

Spread the loveKa përfunduar mbledhja e kreut të PD-së Lulzim Basha me përfaqësuesen e amb…