Home AKTUALITET Sulmohen me dronë dy rafineri nafte në Arabinë Saudite, ja kush fshihet pas ngjarjes

Sulmohen me dronë dy rafineri nafte në Arabinë Saudite, ja kush fshihet pas ngjarjes

3 min read
0
0
47
Spread the love

Dy prej rafinerive më të mëdha naftënxjerrëse në Arabinë Saudite janë sulmuar nga dronë të kontrolluar nga militantë mbështetës të Iranit, thonë mediat në Lindjen e Mesme.

Pamjet treguan një flakë të madhe në Abqaiq, në vendin e kompanisë më të madhe të përpunimit të naftës, ndërsa një sulm i dytë me dron përfshiu nga flakët zonën naftëmbajtëse të Khurais.

Zjarret tani janë nën kontroll në të dy objektet, raportojnë media shtetërore në Arabinë Saudite, shkruan BBC.

Një zëdhënës i grupit të lidhur me Iranin, Houthi, në Jemen ka marrë përsipër sulmin, duke deklaruar se 10 drone të nisur nga ta janë programuar për të sulmuar pika strategjike në Arabinë Saudite.

Videot në internet, siç duket, të xhiruara në Buqyaq përfshijnë zhurmën e armëve në sfond. Tymi dhe flakët mund të shiheshin nga larg në objektin Abqaiq të përpunimit të naftës. Ministria e brendshme saudite tha përmes një deklarate se zjarret filluan pasi objektet ishin “në shënjestër të droneve.

Agjencia Shtetërore saudite e Shtypit tha se po kryhet një hetim lidhur me sulmin. Kompania Saudi Aramco e përshkruan objektin e tij të përpunimit të naftës Abqaiq në Buqyaq si “impiantin më të madh të naftës së papërpunuar në botë”.

Objekti përpunon naftën dhe më pas e transporton atë në pikat e transportit në Gjirin Persik dhe Detin e Kuq. Llogaritet se ky impiant mund të përpunojë deri në 7 milionë fuçi naftë në ditë.

Load More Related Articles
Load More By FX_MEDIA
Load More In AKTUALITET

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Detaje nga aksidenti të rëndë në autostradën Tiranë-Elbasan

Spread the love Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë. Ngjarja ka …