Home AKTUALITET Banorët e Levanit në protestë: Ujë paguajmë dhe ujë nuk kemi!

Banorët e Levanit në protestë: Ujë paguajmë dhe ujë nuk kemi!

2 min read
0
0
34
Spread the love

Paraditen e sotme banorët e Levanit janë ngritur në protestë të shqetësuar për mungesën e ujit të pijshëm në vend.

Ata janë shprehur se uji i pijshëm ka probleme me kanalizimet, çështje mjaft e rëndësishme që nuk po merr një zgjidhje.

Ndërkohë mesditën e sotme banorët kanë deklaruar se çdo muaj paguajnë mbi 2 mijë lekë të reja për ujin, por nuk mund të konsumohet pasi ka sasi të madhe ndryshky duke e bërë të papijshëm atë.

“Këtu ka gjashtë vite dhe nuk është bërë asnjë invetim, paguajmë ujë dhe blejmë ujë për të pirë. Uji vjen gjithë ndryshk, na çojnë vetëm një gjysmë ore gjumë, paguajmë ajrin, se uji nuk na vjen. Po na ndajnë si në kohën e Enverit, ne nuk jemi në Dragobi, jemi vetëm tetë kilometra larg qytetit të Fierit. Taksat a na i kanë marrë, ujë paguajmë dhe ujë nuk kemi. Ku është shëndetësia e Fierit, pse na trajtojnë si në Orosh të Mirditës, ne jemi Levan, nuk jemi në Dragobi. Asnjë lopatë zhavor nuk është hedhur këtu, jemi më keq se të ishim në internim. Jemi 970 banorë në Shtyllas, dhe nuk kemi marrë asnjë denoncim”.-janë shprehur banorët.

Load More Related Articles
Load More By FX_MEDIA
Load More In AKTUALITET

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Detaje nga aksidenti të rëndë në autostradën Tiranë-Elbasan

Spread the love Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë. Ngjarja ka …