Home AKTUALITET Çmimet e naftës shënojnë rritje në nivelin më të lartë në katër muajt e fundit pas sulmeve në saudi

Çmimet e naftës shënojnë rritje në nivelin më të lartë në katër muajt e fundit pas sulmeve në saudi

3 min read
0
0
21
Spread the love
Çmimet e naftës shënojnë rritje pasi sulmet ndërprenë prodhimin saudit

Çmimet e naftës së papërpunuar kanë shënuar rritje pasi sulmet e kryera me dronë detyruan Arabinë Saudite që të ndërpresë prodhimin, duke shkurtuar një pjesë të rëndësishme të furnizimit global të naftës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Çmimi i naftës Brent u rrit në 71,62 dollarë për fuçi për të arritur nivelin më të lartë që nga 22 maji dhe u shit me çmim 66,68 dollarë për fuçi të hënën në mëngjes, duke shënuar një rritje prej 10,7 për qind nga e premtja.

Çmimi i llojit të naftës West Texas Intermediate në një moment shkoi në 63,47 dollarë për fuçi, duke arritur nivelin më të lartë që nga 21 maji dhe u shit me çmim 59,88 dollarë të hënën në mëngjes, që është një rritje prej 9,2 për qind nga e premtja.

Pas sulmeve me dronë ndaj fabrikave të mëdha Abqaiq dhe Khurais të kompanisë saudite Aramco, ministri i ri saudit i energjisë, princi Abdulaziz bin Salman, tha se prodhimi i naftës përkohësisht është ndërprerë në këto fabrika.

Sulmet shkaktuan ndërprerjen e furnizimit me naftë në sasi prej 5,7 milionë fuçi në ditë nga dy objektet, që është e barabartë me pothuajse 6 për qind të furnizimit global të naftës.

Sipas raportit për tregun e naftës të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, furnizimi botëror i naftës ishte 100.7 milionë fuçi në ditë në muajin e kaluar.

Sipas raportimeve, pritet që të hënën Arabia Saudite të rifillojë prodhimin e naftës në sasi prej 2 milionë fuçi në ditë.

Load More Related Articles
Load More By FX_MEDIA
Load More In AKTUALITET

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Detaje nga aksidenti të rëndë në autostradën Tiranë-Elbasan

Spread the love Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë. Ngjarja ka …