Home BOTA Kura e veçantë, mjeku i Schumacherit jep detaje nga mjekimi

Kura e veçantë, mjeku i Schumacherit jep detaje nga mjekimi

2 min read
0
0
27
Spread the love

Philippe Menasché konsiderohet një nga pionierët e kërkimeve mbi qelizat staminale.

Kardiokirurgu i spitalit Pompidou në Paris ka dhënë një intervistë për të përditshmen italiane ‘La Repubblica’ në të cilën iu përgjigjet zërave për kurat që po iu nënshtrohet pacienti i tij, ish-kampioni i botës në Formula 1, Michael Schumacher.

Schumacher nuk është shfaqur në publik që nga incidenti i 29 dhjetorit 2013, kur bënte ski në Meribel.

Nga ai moment nuk është dhënë praktikisht asnjë lajm për gjendjen e tij shëndetësore. Komunikimi i fundit ishte më 3 janar nga gruaja e tij Corinna, në Facebook, për 50-vjetorin e lindjes së ish-pilotit.

Sipas disa zërave të dalë në rrjetet sociale, ish-piloti gjerman iu ishte nënshtruar disa terapive me përbërje qelizash staminale të përgatitura nga Philippe Menasché. Doktori 69-vjeçar zbulon të vërtetën:

‘Nuk jam kompetent për mrekullitë. Nuk po bëjmë asnjë eksperiment, term që nuk i përket vizionit serioz të mjekësisë’.

Mjeku konfirmon se ka qenë i pari që ka bërë transplant të qelizave staminale në zemër, por nënvizon se cikli i testeve klinike është mbyllur më 2017.

Menasche thotë se ka marrë shumë mesazhe nga jashtë, si dhe nga Italia, nga persona të interesuar për kurën e shtatë herë kampionit të botës në Formula 1.

‘Pati një shpërthim vëmendjeje karshi repartit tonë, por situata tashmë është normalizuar’.

Load More Related Articles
Load More By FX_MEDIA
Load More In BOTA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Detaje nga aksidenti të rëndë në autostradën Tiranë-Elbasan

Spread the love Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë. Ngjarja ka …