Home BOTA Befasi totale në Champions, Reali shmang turpin ndaj Bryzhit. Atalanta përmbyset në frymën e fundit

Befasi totale në Champions, Reali shmang turpin ndaj Bryzhit. Atalanta përmbyset në frymën e fundit

3 min read
0
0
23
Spread the love

U luajtën ditën e sotme, dy takimet e para të nisura në orën 18:55 në Champions League, dhe rezultatet surprizë nuk munguan.

Reali i Madridit barazoi 2-2 në shtëpi përballë Klub Bryzh, në një takim që u barazua vetëm në minutat e fundit. Pjesa e parë foli tërësisht për belgët. Emanuel Denis shënoi dy herë për miqtë, në minutat 9 dhe 39, duke heshtur të gjithë “Santiago Bernabeun”.

Por, në pjesën e dytë, ishte goli i kapitenit Serxhio Ramos në minutën e 55-të që rihapi takimin. Më tej, pas shumë tentativash, më në fund barazimi për të shmangur turpin, erdhi në minutën e 85-të nga Kasemiro. Pas humbjes takimin e parë nga PSG, tashmë Reali mbetet vetëm në kuotën e 1 pike në grup.

Befasi totale edhe në takimin tjetër mes Atalantës dhe Shaktar Donjetsk. Miqtë nga Ukraina fituan 1-2 me përmbysje, në takimin që u luajt në “San Siro”, me një gol në sekondat e fundit.

Me Berat Gjimshitin në stol, takimi për Atalantën filloi në mënyrën më të mirë të mundshme. Golin që Josip Iliçiç nuk e realizoi nga penalltia në minutën e 16-të, e shënoi Duvan Zapata në të 28-ën me kokë. Por, ukrainasit nuk ishin dorëzuar, dhe në të 41-tën barazuan me Moraes.

Teksa dukej se takimi do përfundonte në barazim, një kundërsulm në minutën e 95-të, solli edhe golin e dytë për Shaktarin, shënuar nga Solomon, që i dha 3 pikë miqve, ndërsa Atalanta mbetet në vendin e fundit me 0 pikë.

Load More Related Articles
Load More By FX_MEDIA
Load More In BOTA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Detaje nga aksidenti të rëndë në autostradën Tiranë-Elbasan

Spread the love Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë. Ngjarja ka …