Home BOTA Diego Costa dënohet për krime fiskale: gjobë e frikshme, por i shpëton burgut

Diego Costa dënohet për krime fiskale: gjobë e frikshme, por i shpëton burgut

1 min read
0
0
31
Spread the love

Duhet të paguajë një gjobë të frikshme Diego Costa, sulmuesi i Atletico Madrid, për shkak se nuk ka paguar taksat në kohën e transferimit të tij tek Chelsea.

Ka qenë vetë qendërsulmuesi i natyralizuar spanjoll që është deklaruar fajtor për ngjarjen: ishte 2014, viti kur Costa u transferua në Angli, por nuk kishte paguar taksat në Spanjë, pasi kishte firmosur një kontratë publicitare prej 8 milionë euro me Adidas (ishte Ministria e Thesarit që e denoncoi faktin).

Kështu, sulmuesi i datëlindjes 1988 ka pranuar një dënim me burg prej 6 muajsh, që mund të shlyhet me një shumë të barabartë prej 600 mijë euro.

Fillimisht Diego Costa nuk ishte shumë dakord, por në fund vendosi të bëjë kompromis për të evituar telashe më të mëdha.

Load More Related Articles
Load More By FX_MEDIA
Load More In BOTA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Detaje nga aksidenti të rëndë në autostradën Tiranë-Elbasan

Spread the love Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë. Ngjarja ka …