Home BOTA Kërkohej prej 24 vitesh për vrasje, shqiptari arrestohet në Londër

Kërkohej prej 24 vitesh për vrasje, shqiptari arrestohet në Londër

1 min read
0
0
23
Spread the love

Një shqiptar i cili kërkohej për vrasje nga policia shqiptare, është arrestuar disa ditë më parë nga policia londineze pas 24 vitesh në kërkim.

I ndaluari është 50 vjeçari, Arjan Hoxhaj, i cili ishte shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, për një vrasje të kryer në vitin 1995.

Hoxhaj akuzohet për vrasjen e Ramadan Bregut në 12 prill të vitit 1995 si edhe për tentativë vrasje të shtetasit Nefail Bregu.

Hoxhaj kishte hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe dhe ishte dënuar në mungesë nga drejtësia shqiptare me 23 vite burg.

Ndërkohë që Policia e Shtetit nuk ka fotografi se si ai mund të duket 24 vite pas vrasjes, ose si ka qenë kur kreu vrasjen.

Load More Related Articles
Load More By FX_MEDIA
Load More In BOTA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Detaje nga aksidenti të rëndë në autostradën Tiranë-Elbasan

Spread the love Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë. Ngjarja ka …