Home Politike Meta flet hapur: Forca të jashtme më kanë bërë presion të jashtëzakonshëm, na nxjerrin si çuna problematikë

Meta flet hapur: Forca të jashtme më kanë bërë presion të jashtëzakonshëm, na nxjerrin si çuna problematikë

3 min read
0
0
34
Spread the love

LIVE – Bashkëbisedim me studentët ekselentë të Universitetit Europian të Tiranës

Gepostet von Ilir Meta am Dienstag, 8. Oktober 2019

Tiranë- Presidenti Ilir Meta, në një takim me studentët ekselentë në “UET” ka deklaruar se në punën e tij si kryetar shteti ka pasur presione të jashtëzakonshme. Sipas tij presionet ndodhin për shkak të forcave të jashtme, që ndikojnë edhe politikën vendase.

Biseda:

Studentja: Si arrini ju zoti President të jeni kaq i qetë dhe i kontrolluar, si ja dilni?

Meta: Sado të lexosh në diplomaci, eksperienca të mëson. Nëse arrijë të menaxhoj në disa momente, të jeni të sigurt se kam presione të jashtëzakonshme. Nuk është vetëm çështja e brendshme, kemi dhe presione të jashtme.

Kriza politike artificiale nuk është e thjesht, pasi ka dhe nxitje nga jashtë, që Shqipëria mos të duket mirë. Pasi kemi çështjen edhe të dialogut Kosovë-Serbi. Ka një presion të madh për të dobësuar dhe pozitat e Kosovës.

Detyra ime është që ta bëjë me përgjegjësi detyrën që kam. Ky është pozicioni më i rëndësishëm në jetën time. Këtu nuk lejohet gabimi. E kam thënë; “Nuk jam në punë, që më kërcënojnë mua… ‘do të bëjmë këtë’, do të bëjmë atë’. Unë jam në mision që t’i shërbejë vendit që të mos shkojë atje ku shtyhet nga forca të jashtme që përdorin edhe forca të brendshme që Shqipëria të jetë një rast i dështuar. Na nxjerrin si çuna problematik, që nuk duhet të jemi”. 

Ilir Meta muajt e fundit është përplasur me qeverinë. Pas zhdekretimit të zgjedhjeve të 30 qershorit dhe kthimit të shumë dekreteve të tjera, vendi ende vijon të jetë në krizë politike. Opozita kërkon zgjedhje të reja, kjo mbështet edhe nga Ilir Meta.  Socialistët nga ana tjetër vijojnë me procedurën për shkarkimin e Presidentit.

J.V/Dosja.al

Load More Related Articles
Load More By FX_MEDIA
Load More In Politike

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Tërmeti i fuqishëm 7.4 ballë godet Indonezinë, autoritetet alarm edhe për cunam

Spread the loveNjë tërmet i fuqishëm, me forcë 7.4 ballë, ka goditur 83 milje në veri perë…