Home KRONIKA Vrasja në Vlorë e Stavri Minos, jepet masa për 3 të dyshuarit

Vrasja në Vlorë e Stavri Minos, jepet masa për 3 të dyshuarit

3 min read
0
0
14
Spread the love

Rreth orës 110:00 të ditës së sotme kanë mbërritur në Gjykaten e Faktit në Vlorë tre personat e arrestuar për konfliktin në plazhin e vjetër ku mbeti i vdekur 56-vjeçari Stavri Mino ku ndaj autorëve të dyshur është marrë masa e arrestit me burg.

Astrit dhe Agron Hamitaj si dhe Nusret Hodaj do të qëndrojnë në burg deri në mbledhjen e provave nga organi i akuzës që të provojnë nëse janë ose të jo të përfshirë në ngjarje.

Burime bëjnë me dije se autori kryesor i dyshuar për ngjrjan e rëndë është Agron Hamitaj  ndaj të cilit është dhënë masa “burg pa afat”, ndërkohë pritet një seancë e dytë që të vendoset nëse dy personat Astrit Hamitaj dhe Nustret Hodaj janë të implikuar në këtë vepër penale.

Të arrestuarit e dyshuar si autorë dhe bashkëpunëtorë në ngjarje, kan mbërritur nën masa të rrepta sigurie teksa janë futur në Gjykatën e Vlorës ku i kanë pritur edhe familjarët.

Komunikimi i mases së sigurisë  është bërë me dyer të mbyllura ndërkohë që mësohet se gjyqtar për këtë çështje është caktuar Laurent Fuçia.

Avokat mbrojtës është Tomor Cano, i njëjti avokat mbrojtës për të tre autorët e dyshuar. Ndërkohë njëri prej tyre, Astrit Hameti ka shfaqur në sallën e gjyqit një gjendje të rënduar shëndetësore. Për këtë arsye ai ka kërkuar që të bëjë komunikimin i ulur pasi nuk ngrihej dot në këmbë.

Load More Related Articles
Load More By FX_MEDIA
Load More In KRONIKA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Detaje nga aksidenti të rëndë në autostradën Tiranë-Elbasan

Spread the love Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë. Ngjarja ka …