November 15, 2019
Home AKTUALITET Maqedoni/Deklarata bombastike e Zaev: Nëse nuk marrim datën e negociatave, bie qeveria!

Maqedoni/Deklarata bombastike e Zaev: Nëse nuk marrim datën e negociatave, bie qeveria!

3 min read
0
0
57
Spread the love

 

Zaev Za Novinarite 638x380 2 600x360

Kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për tanjug.rs ka deklaruar se Maqedonia e Veriut nuk ka alternativë tjetër, perveç BE-së.

Sipas tij, Republika e Maqedonisë së Veriut për shkak të anëtarësimit në BE ka ndërruar emrin dhe ka arritur marrëveshje me Bullgarinë dhe Greqinë. Zaev shprehet i prerë se vendimi eventual për mos-marrjen e datës do të shkatërroj qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përcjell Alsat.

“Në shpresojmë, nuk ka asnjë vend anëtare e BE-së që ka ndonjë vërejtjeje për ne, nuk ka arsye, problem është ky diskutimi i BE-së për nevojën e reformave që është shumë e rëndësishme andaj edhe pres që reformat mund të fillojnë në BE ndërsa procesi i zgjerimit të filloj me Republikën e Maqedonisë së Veriut, dhe me Shqipërinë, kjo është shumë e rëndësishme që të vazhdohet me impulsin e motivimit ndaj Ballkanit Perëndimor.

 

Alternativë për ne nuk ka, ne nuk mund të heqim dorë nga BE-ja sepse BE-ja është ardhmëria jonë. Sipas gjitha gjasave do të shkatërrohet qeveria në Republikën e Maqedonisë së Veriut, do të vijë dikush tjetër dhe do ta vazhdoj atë rrugë. Sepse ne pikërisht për anëtarësim në Bashkimin Evropian kemi ndërruar dhe emrin, kemi arritur Marrëveshje me Bullgarinë dhe Greqinë, kemi shënuar përparim në marrëdhëniet me Serbinë, me Shqipërinë, me Kosovën, që janë fqinjët tanë”, deklaroi për Tanjug, kryeministri Zoran Zaev.

 

Load More Related Articles
Load More By FX_MEDIA
Load More In AKTUALITET

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Tërmeti i fuqishëm 7.4 ballë godet Indonezinë, autoritetet alarm edhe për cunam

Spread the loveNjë tërmet i fuqishëm, me forcë 7.4 ballë, ka goditur 83 milje në veri perë…

Newsletter

Get the best viral stories straight into your inbox!

Don’t worry we don’t spam