Home AKTUALITET E vërteta rreth dorëheqjes së kryeministrit Zaev

E vërteta rreth dorëheqjes së kryeministrit Zaev

1 min read
0
0
64
Spread the love

Pavarsisht lajmeve që qarkulluan me shpejtësi, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, nuk ka dhënë dorëheqjen pas dështimit për marrjen e datës për hapjen e negociatave me BE-në.

Kryeministri Zaev ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme të Qeverisë dhe ka mbledhur të gjithë formacionin e tij qeveritar, për të diskutuar për hapat që do të ndërmarrin pas dështimit për marrjen e datës.

Sipas Alsat.m, Zaev ka deklaruar se Maqedonia e Veriut i ka kryer të gjitha obligimet dhe detyrat që BE-ja i ka caktuar për t’i dhënë datë për hapjen e bisedimeve.

Kreu i qeverisë ka thënë madje se kjo do të ishte demotivuese për shtetet tjera ballkanike, duke përmendur marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe duke shtuar se Maqedonia sakrifikoi edhe emrin e saj, me të vetmin qëllim, që të bëhet pjesë e NATO-s dhe BE-së

Load More Related Articles
Load More By FX_MEDIA
Load More In AKTUALITET

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Tërmeti i fuqishëm 7.4 ballë godet Indonezinë, autoritetet alarm edhe për cunam

Spread the loveNjë tërmet i fuqishëm, me forcë 7.4 ballë, ka goditur 83 milje në veri perë…