Home KRONIKA Aksidenti me 1 të vdekur në autostradën Tiranë-Elbasan

Aksidenti me 1 të vdekur në autostradën Tiranë-Elbasan

2 min read
0
0
79
Spread the love

Një autoveturë është përplasur me një kamion në autostradën Tiranë-Elbasan e për pasojë ka humbur jetën një person.

Emri dhe mosha e viktimës ende nuk dihet ndërsa mësohet se është e seksit mashkull ndërsa autovetura me targa të huaja me të cilën udhëtonte është shkatërruar plotësisht. Ajo ishte e pajisur me impiant gazi dhe raportohet se pas përplasjes me maunen ka shpërthyer brenda tunelit duke shkaktuar kështu edhe vdekjen e drejtuesit të saj.

Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur brenda tunelitn të Krrabës ndërsa dyshohet paraprakisht se shkak ka qenë parakalimi i gabuar.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes pë të mësuar rreth shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti tragjik, ndërkohë edhe embulanca me ekip mjekësor ndodhen pranë vendgjarjes.

Viktima është duke u transportuar drejt morgut të Elbasanit ndërsa ka mosgjetje të dakortësisë mes Policisë së Tiranës dhe asaj të Elbasanit për të marrë nën hetim çështjen.

Load More Related Articles
Load More By FX_MEDIA
Load More In KRONIKA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Tërmeti i fuqishëm 7.4 ballë godet Indonezinë, autoritetet alarm edhe për cunam

Spread the loveNjë tërmet i fuqishëm, me forcë 7.4 ballë, ka goditur 83 milje në veri perë…