Home AKTUALITET Analisti, Opozitës: Rrëzojeni Ramën! Me lutje e deklarata ai s’lëviz

Analisti, Opozitës: Rrëzojeni Ramën! Me lutje e deklarata ai s’lëviz

4 min read
0
0
58
Spread the love

I ftuar në emisionin “Kjo javë” në News 24, analisti dhe pedagogu Agron Gjekmarkaj u shpreh se, moshapja e negociatave nga ana e BE është një dështim i madh i kryeministrit Edi Rama.

Sipas tij, Rama duhet të kërkojë falje se ka gënjyer shqiptarët duke thënë më herët se ka datë për hapje negociatash, ndërsa shton se duhet gjithashtu të japë dorëheqjen.

“Mendoj se në Shqipëri problemi është i rëndë. Kjo qeveri ka gënjyer, duke thënë se vendi ka marrë një datë. Kryeministri ka thënë se i merren këmbët nga emocionet për lajmin, që doli gënjeshtër. Rama duhet t’ju kërkojë falje për gënjeshtrën shqiptarëve. Ky ishte një dështim i madh i Ramës. Kryeministri do të shpikë diçka që të harrohet ky dështim shumë i madh. Ky është një dështim 30-vjeçar, por duhet thënë se Edi Rama ka 7 vjet dhe ka përgjegjësitë e tij.

Nuk na ka faj Europa. Diskursi anti-europian nuk shkon. Thjesht Europa nuk do Shqipërinë sepse vendi ynë nuk ka standarde. Po ta shohësh Shqipërinë nga avioni duket sikur e kanë ngrënë qentë. Edi Rama të dorëhiqet, opozita të veprojë, të organizohet e ta rrëzojë”, deklaroi analisti.

“Unë kam bindjen se opozita me protestat e saj, ka bërë një sërë aksionesh duke dërguar zërin deri tek ndërkombëtarët. Rama ka dështuar në mënyrë spektakolare dhe kryeminisiti duhet të japë dorëheqjen vetë. Opozita ka për detyrë që të ndërgjegjësojë dhe i duhet që të ndërtojë besimin te shqiptarëtr, duhet ta rrëzojë Edi Ramën, sepse me lutje e deklarata Edi Rama nuk rrëzohet”, shtoi ai.

Sipas Gjekmarkajt, Shqipëria tashmë konsiderohet “delja e zezë e Europës”.

“Në rast se ne do të ishim si Sllovenia apo Zvicra do të pranoheshim, por ne jemi dele e zezë e Europës, jemi bazë e narko-trafikut, jemi kthyer në një vend të varfër dhe të pashpresë, këtu vidhen dhe grabiten votat. Faji është i yni dhe jo i Europës.”, tha Gjekmarkaj.

Agron Gjekmarkaj mendon se Shqipëria nuk ka përmbushur detyrat e vëna nga BE-ja, duke shtuar se vendi ynë penalizoi përpos vetes, edhe Maqedoninë Veriore.

Load More Related Articles
Load More By FX_MEDIA
Load More In AKTUALITET

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Tërmeti i fuqishëm 7.4 ballë godet Indonezinë, autoritetet alarm edhe për cunam

Spread the loveNjë tërmet i fuqishëm, me forcë 7.4 ballë, ka goditur 83 milje në veri perë…