Home AKTUALITET Somali, vriten rreth 20 militant të al-Shabaab

Somali, vriten rreth 20 militant të al-Shabaab

2 min read
0
0
37
Spread the love

Mbi 20 pjestarë të grupit rebel al-Shabaab në Somali u vranë, ndërsa u sekuestrua një sasi e armëve pasi Ushtria Kombëtare e Somalisë (SNA) kreu një operacion ushtarak në rajonin qendror Hiran, thanë zyrtarët të shtunën.

Mohamed Nuur Agajoof, kryetar i bashkisë së qytetit Jalalaqsi, tha për mediat se operacioni ushtarak u krye midis qyteteve Jalalaqsi dhe Bula Barde në rajonin Hiran, në të cilin mbetën të vrarë mbi 20 militantë të al-Shabaabit.

“Ne kemi vrarë mbi 20 anëtarë të al-Shabaab gjatë operacionit dhe kemi sekuestruar gjithashtu 18 armë dhe municion nga al-Shabaab” tha Agajoof.

“Operacioni erdhi pasi grupi sulmoi bazat tona disa herë dhe ne do të vazhdojmë operacionet ushtarake kundër grupit militant”, shtoi ai.

Operacioni vjen disa ditë pasi presidenti i shtetit Hirshabelle, Mohamed Abdi Ware, i bëri thirrje qeverisë qendrore të mbështesë administratën e tij në luftën kundër al-Shabaab.

Më 7 tetor, një operacion u zhvillua në afërsi të Abdalla Birole, që ndodhet rreth 55 kilometra nga qyteti limanor Kismayo, duke vrarë mbi 20 militantë të al-Shabaabit.

Load More Related Articles
Load More By FX_MEDIA
Load More In AKTUALITET

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Tërmeti i fuqishëm 7.4 ballë godet Indonezinë, autoritetet alarm edhe për cunam

Spread the loveNjë tërmet i fuqishëm, me forcë 7.4 ballë, ka goditur 83 milje në veri perë…