Home KRONIKA Detaje nga aksidenti të rëndë në autostradën Tiranë-Elbasan

Detaje nga aksidenti të rëndë në autostradën Tiranë-Elbasan

2 min read
0
0
43
Spread the love

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë. Ngjarja ka ndodhur në autostradën Tiranë-Elbasan, në dalje të tunelit të Krrabës.

Sipas informacioneve të para shkak i aksidentit është parakalimi i gabuar i një prej automjeteve.

Mësohet se ai është 42-vjeçari Elton Maçolli, vëllai i deputetes së PS-së Blerina Gjylameti. Maçolli me gradën nënoficer, ishte rreshter në Farkë, kur punonte si vinçier bordi helikopteri në bazën ajrore.

U raportua se në aksident është përfshirë një makinë Fiat me ta rga 209 AR dhe një kamion.

Makina ka qenë me impiant gazi dhe si pasojë pas aksidentit është përfshirë nga flakët.

Image

Kush ishte Maçolli?

42-vjeçari prej disa vitesh punonte në bazën ajrore të helikopterëve në Farkë. Nga ku edhe postonte vazhdimisht foto nga puna me mjetet e fluturimit.

Në rrjetet e tij sociale Eltoni nuk është rezervuar as në fotot që ka ndarë me deputeten Gjylameti dhe motrat e tjera të tij.

Vetëm pak kohë më parë familja Maçolli ka humbur një prej vajzave të tyre. Vetë i ndjeri asokohe postonte një foto më të treja motrat e tij krahas të cilës shkruante: Do na mungosh shumë motra jonë e madhe.

Load More Related Articles
Load More By FX_MEDIA
Load More In KRONIKA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Tërmeti i fuqishëm 7.4 ballë godet Indonezinë, autoritetet alarm edhe për cunam

Spread the loveNjë tërmet i fuqishëm, me forcë 7.4 ballë, ka goditur 83 milje në veri perë…