Home BOTA Josh Taylor mundur Regis Prograisin në finalen e World Boxing Super Series

Josh Taylor mundur Regis Prograisin në finalen e World Boxing Super Series

1 min read
0
0
46
Spread the love

Josh Taylor e ka mundur Regis Prograisin në një ndeshje brutale por të shkëlqyer në finale të World Boxing Super Series të shtunën mbrëma në Londër.

Boksieri skocez fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve, duke e fituar titullin në kategorinë super të lehtë WBA.

Si kampion aktual në IBF dhe tani WBA, Taylor bëhet boksieri i vetëm britanik që aktualisht mban dy tituj bote.

Meçi i së shtunës ishte drithërues mes kampionëve të pamposhtur të botës, ndër luftërat më të mira të vitit 2019.

Edhe pse përfundoi me një sy pothuajse të mbyllur nga e ënjtura shkaku i goditjeve të fuqishme të kundërshtarit, Taylor doli fitimtar në fund.

Load More Related Articles
Load More By FX_MEDIA
Load More In BOTA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Titujt kryesorë të gazetave kryesore për sot, e martë 12 nëntor 2019.

Spread the love …