November 12, 2019
Home BOTA Haaland, Salzburg i vendos një çmim të “çmendur”, në garë futen Juve e Real Madrid

Haaland, Salzburg i vendos një çmim të “çmendur”, në garë futen Juve e Real Madrid

2 min read
0
0
28
Spread the love

Haaland

6 gola në 3 ndeshje në Champions League, 6 gola në Austri, e të mendosh që është vetëm 19 vjeç, bëhet fjalë për Erling Braut Haaland, talenti norvegjez që po mahnit europën. Haaland ka të gjithë karakteristikat dhe numrat për të qenë një nga lojtarët më të përfolur në merkaton e transferimeve, për këtë janë të vetëdijshëm edhe drejtuesit e klubit të Salzburg, të cilët kanë nxitur për ti vendosur një çmim talentit të tyre.

Hala

Christoph Freund, drejtori sportiv i klubit austriak, ka folur mbi këtë temë: “Janë folur shumë gjëra të pavërteta, për tratativa me klube angleze dhe europine. Për momentin nuk kam folur me askënd dhe nuk besoj se mund të vijnë oferta gjatë merkatos së dimrit”, u shpreh drejtori sportiv i klubit. Në fakt në drejtimin të klubit austriak kanë ardhur mesazhet e para nga klubet që janë të interesuara për shërbimet e tij.

Jo vetëm Man.United por sëfundmi në garë janë futur edhe Juve e Real Madrid, tre klubet që kanë marrë përgjigjen e parë jo zyrtare, kush dëshiron të blej kartonin e Haaland duhet të paguaj minimalisht 100 milion euro, çdo negociatë nis mbi këtë bazë.

Load More Related Articles
Load More By FX_MEDIA
Load More In BOTA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Astir shembja e shtëpive/11 persona të lënduar, shumica nga radhët e banorëve, si dhe tre efektivë të policisë

Spread the loveFax News ka qenë që prej mëngjesit të sotëm pranë banorëve të Astirit, të c…

Newsletter

Get the best viral stories straight into your inbox!

Don’t worry we don’t spam