Home KRONIKA Detaje të reja/ çfarë zbuloi akspertiza balistike pas gjetjes së dokumentave në makinën e prokurorit Ndoja

Detaje të reja/ çfarë zbuloi akspertiza balistike pas gjetjes së dokumentave në makinën e prokurorit Ndoja

2 min read
0
0
35
Spread the love

Në makinën në të cilën udhëtonte prokurori Arjan Ndoja bashkë me soferin e tij Andi Maloku që ndërroi jetë mbrëmjen e sotme për shkak të plumbave të marrë, njëkohësisht edhee Aleksandër Laho njohur me nofkën “Rrumi”, janë gjetur prova të reja që mund të ndihmojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Pas gjetjes së disa dokumentave për të cilat nuk është e qartë se çfarë përmbajnë saktësisht por që dyshohet se kanë çështje pronësie, gazetarja Klodiana Lala ka thënë se është gjetur edhe një plumb.

Sipas saj, kjo është zbuluar nga e ekspertiza balistike dhe është e padëmtuar ndërsa është shkrepur nga njëra prej armëve që qëlluan në drejtim të prokurorit Arjan Ndoja.

Pak më parë u raportua se është marrë në pyetje një nga personazhet e njohur të showbizzit shqiptar, e cila komunikonte me Redja Rrajën që ishte një modele e njohur.

Bëhet e ditur se vajza e njohur është pikërisht Kejvina Kthella. Hetimet kanë zbuluar se modelja e njohur kishte miqësi me Redjan Rrajën, i arrestuar pak ditë më parë, në pikën kufitare të Hanit të Hotit, në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria.

Raportohet se Kthella kishte bisedime të shpeshta telefonike me 34-vjeçarin Rraja. Ndërkohë, po të njëjtat burime bëjnë me dije se Kthella është marrë në pyetje për të zbuluar më shumë rreth lëvizjeve të Rrajës, ditën e atentatit.

Load More Related Articles
Load More By FX_MEDIA
Load More In KRONIKA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Titujt kryesorë të gazetave kryesore për sot, e martë 12 nëntor 2019.

Spread the love …