Home AKTUALITET (Video)Policia spanjolle i zë në befasi gjashtë shqiptarë, kapen teksa flinin gjumë. Ruanin magazinën ku mbillnin kanabis

(Video)Policia spanjolle i zë në befasi gjashtë shqiptarë, kapen teksa flinin gjumë. Ruanin magazinën ku mbillnin kanabis

1 min read
0
0
51
Spread the love

Kapen në befasi nga policia spanjolle gjashtë shqiptarë të cilët akuzohen për kultivim kanabisi. Shqiptarët që janë pas hekurave tani, mësohet se janë të moshës nga 25 deri 45 vjeç dhe emrat e tyre nuk janë bërë mëe dije, por ajo që raportojnë mediat e huaja është se ata janë pjesë e një grupi kriminal.

Policia kishte marrë informacion se në një ndërtesë në qytetit portual të Alikantes kultivohej marihuanë.

Aty u zbulua një magazinë prej 3 mijë metra katrorë me shtatë dhoma në të cilat u gjendën pajisje me aparaturat e duhura elektrike dhe sistem ajrimi për kultivim të brendshëm të kanabisit.

Trafikantët e ruanin me turne ndërtesën që të pikasnin lëvizje të policisë. Shqiptarët u zunë në befasi në momentin kur është futur policia, pasi ishin duke fjetur.

Në operacion u sekuestruan 74 kg kanabis, boçe kanabisi, 1,300 euro, 808 llamba nxehtësie, 31 pajisje për ajër të kondicionuar, 19 filtra ajri dhe një gjenerator i madh elektrik.

Load More Related Articles
Load More By FX_MEDIA
Load More In AKTUALITET

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Titujt kryesorë të gazetave kryesore për sot, e martë 12 nëntor 2019.

Spread the love …