November 12, 2019
Home AKTUALITET Merret i pandehur Lulzim Basha, akuzat që rëndojnë mbi të

Merret i pandehur Lulzim Basha, akuzat që rëndojnë mbi të

2 min read
0
0
42
Spread the love

Mbyllen hetimet për dosjen e lobimit rus të Partisë Demokratike në SHBA, prokuroria e ka kaluar për gjykim çështjen, duke e marrë si të pandehur kreun e opozitës Lulzim Basha, Arben Ristanin si dhe Ilir Dervishin.

Basha akuzohet se ka gënjyer në formularin e financimit të PD-së në zgjedhje, ndërsa një tjetër akuzë që rëndon ndaj tij është dhe ajo e pastrimit të parave.

“Falsifikim i vulave i stampave ose formularëve”, është akuza që rëndon mbi tre zyrtarët e PD-së.

Mësohet se Bashës i është komunikuar mbyllja e hetimeve gjatë ditës së djeshme.

Nëse shohim me vëmendje veprat për të cilat akuzohet Basha, neni 190/3 bën fjalë për falsifikimin e formularëve ose me paraqitjen e rreme të tyre nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre, që u drejtohet organeve shtetërore dhe dënohet me burgim nga 3 deri në 7 vjet burg.

Ndërkohë Neni 287/ç në kodin penal ka të bëjë me pastrimin e parave. Kryerja e veprimeve financiare ose transaksioneve të copëzuara për shmangien nga raportimi, sipas legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave dënohet nga pesë deri në 10 vite burg.

Load More Related Articles
Load More By FX_MEDIA
Load More In AKTUALITET

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Titujt kryesorë të gazetave kryesore për sot, e martë 12 nëntor 2019.

Spread the love …

Newsletter

Get the best viral stories straight into your inbox!

Don’t worry we don’t spam